Sport

Ekipi italian i futbollit miraton fanellën e dizajnuar nga një 6-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 21/04/20 |
Al Do

Një djalë gjashtë vjeç në Itali po feston pasi dizajni i tij për fanellën e futbollit të Pescarës u pranua nga drejtuesit e ekipit.

Luigi D’Agostino mundi fëmijët e tjerë në një konkurs, që kishte si qëllim lehtësimin e mërzitjes së të qenit brenda në shtëpi. Motoja e konkursit ishte ‘jepi një goditje Covid-19’.

Dizajni i delfinëve të djalit do të vishet nga skuadra e Serisë B, sezonin e ardhshëm.

Simboli i Pescarës është delfini pasi klubi luan në një qytet turistik në Adriatik që është i famshëm për plazhet e tij.

Furnitori i veshjeve sportive Erreà do të bëjë bluzat dhe ka ftuar Luigin të kalojë një ditë në selinë e saj në Parma, për të parë bluzat e reja të ekipit që po dalin nga linja e prodhimit.

Konkursi u nis thjesht si një lojë për fëmijë, duke përdorur grafika Erreà, por popullariteti i tij në mediat sociale e shndërroi atë në një projekt biznesi, raportojnë mediat italiane.

Miliona njerëz në Itali nuk kanë qenë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre, përveç atyre me arsye jetësore, që kur masat e izolimit  hynë në fuqi në 9 mars./ Opinion.al

Pas