Përveç Eintracht Frankfurt që arriti të përmbysë disavantazhin 4-2 të ndeshjes së parë me Benficën duke fituar 2-0 në Gjermani, ndeshjet e djeshme të Europa League nuk rezervuan surpriza.
Arsenali fitoi me meritë përballë Napolit në Itali, derbin spanjoll mes Valencias dhe Villarealit e fituan valencianët me rezultatin 2-0, ndërsa Chelsea mundi 4-3 Slavia Pragën.
Gjysmëfinalet janë Arsenal-Valencia dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea, të cilat do të zhvillohen në 2 dhe 9 Maj, ndërsa finalja e madhe e Europa Ligës është programuar në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit në 29 Maj./Opinion.al