Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë “Kurti” kritika Ramës

2026/03/17 at 9:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë “Kurti” kritika Ramës

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, lidhur me editorialin e përbashkët që ai ka publikuar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në gazetën gjermane FAZ.


Thelbi i editorialit të përbashkët mes dy liderëve ishte se Shqipëria dhe Serbia pranojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse të unionit.

Editoriali i publikuar në median gjermane propozonte që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit.

Teksa po fliste për mediat në Kosovë, Gërvalla tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur këtë artikull kryeministrit Rama. Gërvalla shtoi gjithashtu se nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë.

“Nga ana e kryeministrit Rama, i cili i tejkalon edhe ato kur kemi mbyllur njërin sy në të kaluarën, është artikulli i fundit i publikuar së bashku me Vuçiçin në gazetën prestigjioze gjermane.

Unë mendoj që qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë që gjithmonë, atëherë kur Vuçiçin Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”, tha mes të tjerash Gërvalla.

“Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë, ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, vijoi më tej Gërvalla.

Kjo deklaratë e Gërvallës vjen pas një editoriali të përbashkët të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku diskutohej rreth procesit të integrimit në BE.

Sipas saj, problem i artikullit është propozimi që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian.

“Problemi i artikullit nuk është pse Rama me Vuçiçin shkruajnë një artikull të përbashkët, por problem i atij artikulli është që propozimi është që Serbia dhe Shqipëria të hyjnë së bashku në Bashkimin Europian, duke mos përmendur në asnjë rrokje të vetme, pozicionin që ka Serbia në raport me Perëndimin, Rusinë, Kinën, Venezuelën, Iranin dhe forcat botërore që bien ndesh në çdo aspekt me përcaktimet tona për BE dhe NATO, por edhe me përcaktimet e Shqipërisë”- ka thënë ajo.



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Greqia: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

Greqia: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz

Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi për sot, 18 mars 2026
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}