Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edison Ypi: Sapun Patriotik

2024/03/04 at 12:55 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Edison Ypi: Sapun Patriotik
Nga Edison Ypi
Sapun Patriotik
Dikush që kishte qënë ca ditë në Kosovë ma shiti një sapun “të jashtëm” që e kishte pru prej andej. Me ta blerë sapunin kosovar, vendosa t’ja jap dikujt që i lypset më tepër, një femre. Ja dhurova sapunin kosovar një mikeshe. Mikesha, me të marë sapunin, u mrryl. Nuk jam un ndonjë pisanjose, tha, që për tu larë i duhet një sapun, aq më pak kosovar. Dhe e hodhi tutje sapunin patriotik.
E mori sapunin një kalimtar. Pasi e kqyri, vendosi t’ja jepte për 8 Mars gruas që kish’ nisur të vinte era përç. Por u pendua. Kujtoi se gruaja spiune dhe llapaqene do ngrihej në mbledhjen e kolektivit: Shokë, ju kam sjellë një sapun kosovar. Ma dha burri. S’di ku e gjeti. Na rruashin sakrificat sublime që bëjmë nëpër ara, fabrika, kantiere, kur jemi katandisur të mbajmë në gjirin tonë gjarpërinj si burri im që merret me sapunra nga vende të largëta si Kosova. Hidhjani hekurat qënit.
Në pamundësi me ja dhënë sapunin gruas, mendoi t’ja jepte dashnores. Nga inati që dashnore s’kishte, e hodhi sapunin nga dritarja.
Sapunin kosovar hedhur në trotuar u ul e mori një qeflie. Po sikur, tha me vete qeflia, ardhjen në Shqipëri të sapunit kosovar ta ketë organizuar për qëllime të errëta UDB-ja dhe Sigurimi, ose të dy bashkë ? Në cilën vërrë të futem unë e mjera pastaj ? E mbajti t’ja japi sapunin heroik një mikeshës së vet që s’e vriste fort menien për udbëra dhe sigurima.
Mikeshës i erdhi mirë që tjetra u kujtu për të. Por pas pak e mblodhi veten. I erdhi në men një ish-dashnor që sot e kësaj dite ishte në burg për shkak të një prerse thonjsh që ja kishte dhuruar pikërisht një kosovar. Një ditë, ish-dashnorit, Sigurimi ja zbrazi xhepat dhe ja sekuestroi një prerse thonjsh. Thonj, çelik, limë, thikë, prerje, Sigurimi, me të drejtë, i interpretoi si, respektivisht: kthetra grabitqare, ekonomi në krizë, bllokadë, thikë pas shpine, prerje mardhëniesh diplomatike. Nji ta rras mrena për agjitacion e propagandë. Nuk ngatërrohem me kët muhabet. Mikesha e la sapunin kosovar në një qosh.
Nga qoshi, sapunin kosovar e mori një komshie. Më mirë të kisha gjet ndonjë lines, a një palë lidhësa këpucësh, një pjatë Pasul, por edhe një Birrë Peja nga Kosova e kisha pranu. Nuk e du këtë sapun qesharak që mbahet për patriotik. Do ja jap një pisanjosi që më ka qef, tha komshia.
Pisanjosi qefli, me ta marr sapunin kosovar, në vend që të lahej, nisi nga arsyetimet: Ky send i quajtur sapun ardhur nga bota e tretë së cilës Kosova i përket, me paketim të tepërt dhe aromë të ekzagjeruar, ndoshta është i nevojshëm, madje dhe i domosdoshëm, për një prishtinali, një prizrenali, një gjakovar, si dhe një parizien apo një londinez, por nuk ka lidhje me jetën e përkorë të një proletari shqiptar që fle nën batanije të pista pa hequr kominoshet. Po sikur ky sapun në dukje i pafajshëm me etiketë të bukur dhe aromë të këndëshme të jetë produkt i ndonjë krimi, a ndonjë skeme policore ? As Pisanjosi nuk e mori sapunin. E futi në xhep. E hodhi te një kazan plehrash. Ku nuk i shpëtoi syrit vigjilent të një eksploratori kazanash, i cili, me marifet, atë sapun ja shiti lirë një zuske.
Sa i butë, i bukur, sa i mirë ky sapun, tha zuska. Jemi la gjith jetën me sapun Rrogozhine që na e ka mbulu lëkurën me harta. Na ka bërë të dukemi njëra si afrika tjetra si Australia. Dhe na e ka gërry surratin na e ka bo si Kalldrëm Berati. Pastaj erdhi në vete. Tha me vete zuska: pasi ta nuhasin aromën e veçantë të këtij sapuni kosovar, ata që më rrinë rrotull, të lumturuar se u erdhi dita të ma bëjnë varrin, do më pyesin: Ku e ke gjetur këtë sapun revizionist ? Cili armik ta dhuroi ? Me cilën ambasadë je lidhur etj. etj. Jo jo, nuk e dua këtë sapun dredharak. Dhe e la mbi banakun ku piu kafen.
Nga banaku sapunin kosovar e rrëmbeu një lozonjare.
Kosovarët nuk dinë me bo sapun, tha lozonjarja, kosovarët i ke për me bo Pasul, e shumta ndonjë suxhuk me spec djegs. Njoh njërin, tha, që këtë sapun e meriton. Dhe sapunin kosovar ja dhuroi një Spiuni shqiptar.
Spiuni, për me gjet cila mund të ishte simbolika e fshehtë e këtij sapuni në dukje paqësor, nisi t’ja analizojë me kujdes formën, përbërjen, dimensionet, ambalazhin. Në fund, tha shkurt: Kot, për qef, i hyra kësaj analize. Nuk më lypset sapuni. Ma ka la e ma ka shpla e ma ka tha e ma ka boshatis trurin Sigurimi. Do ja jap këtë sapun një magjistareje.
Me ta marrë sapunin kosovar, magjistarja profetizoi: 1 sapun Rrogozhine na ka bërë ne femrat shqiptare të gjitha të ndryshme nga njëratjetra. Kur të vijë Demokracia do lahemi me shumë sapuna. Por do dukemi të gjitha të njëllojta. Prandaj preferoj Rrogozhinën para Kosovës, dhe këtë sapun sa të këndshëm dhe të dyshimtë do ja shes atij që i duhet. Një kokpalari në Tiranë. E kishte fjalën për mua.
S’mund t’ja prishja qefin profetes që po pres dita me dit të më thot kur do nisi Lufta e Tretë Botërore. Sapunin patriotik kosovar që nuk lau asnjë shqiptar, e bleva për të dytën herë.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi më i madh i markave ndërkombëtare në Shqipëri

Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi më i madh i markave ndërkombëtare në Shqipëri

Shpërthimi në Lushnje mund të jetë shkaktuar nga saldimi

Shpërthimi në Lushnje mund të jetë shkaktuar nga saldimi

“Mbreti” shqiptar i drogës, i pari i dënuar në Angli që do ekstradohet në Shqipëri  

“Mbreti” shqiptar i drogës, i pari i dënuar në Angli që do ekstradohet në Shqipëri  
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}