Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vertetuar shkencërisht “ajo që nuk të vret të bën më të fortë”

2018/08/20 at 1:10 PM
në Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
E vertetuar shkencërisht “ajo që nuk të vret të bën më të fortë”

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se “ajo që nuk të vret të bën më të fortë”. Tani një studim i kryesuar nga Gerald Shadel nga Instituti Salk sugjeron se ky fakt mund të jetë i vërtetë, të paktën në nivel qelizor. Sipas rezultatetve të publikuara në “Cell Metabolism” ekspozimet e shkurtra ndaj faktorëve stresues mund të jenë fitimprurëse, pasi provokojnë tek qeliza prodhimin e antioksidantëve, molekulave që ndihmojnë në eliminimin masiv qelizor toksik të lidhur me metabolizmin normal. Studimi nxori në pah se stresi afatshkurtër mbi qelizat sjell ndryshime në mitokondri, të cilat shkatërrohen me moshën, duke prodhuar më pak nënprodukte toksike.

Këto rezultate mund të çojnë në qasje të reja për të luftuar efektet qelizore të mplakjes, mundësisht zgjatjen e jetës. “E reja e këtij studimi, – shpjegon Shadel, – është se kemi prodhuar një model, në të cilin mund të çaktivizojmë prodhimin e antioksidantëve në mitokondri, por në mënyrë të rikthyeshme. Kështu që mundëm të futnim këtë stres në dritare kohe specifike dhe të shihnim si përgjigjeshin qelizat”.

Gjatë procesit të shndrrimit të ushqimeve në energji kimike mitokondritë prodhonin një substancë kimike të quajtur superoksid që ka një rol të rëndësishëm mbi qelizat, por është toksik nëse grumbullohet. Për këtë arsye mitokondritë prodhojnë një enzimë, Sod për të shndrruar superoksidin në një formë më pak toksike. Autorët e këtij studimi kërkonin të dinin sesi stresi qelizor afatshkurtër në etapat e hershme të zhvillimit mund të prekte shëndetin më tej gjatë jetës. Për këtë arsye krijuan një “çelës” që lejon të fiket enzima SOD për periudha të shkurtra kohore me qëllim studimi, sesi qelizat dhe kafshët përgjigjen ndaj stresit qelizor dhe grumbullimit toksik. Në një grup minjsh gjenetikisht identikë ende në mitër, gjysma me “çelësin” qelizor të fikur për SOD-in, shkencëtarët vlerësuan reagimet kur enzima çaktivizohej.

Kur lindën minjtë dhe gjatë jetës të dy grupet dukeshin identike, por analizat e mëlçisë kur ata ishin 4 javësh kishin një histori ndryshe: minjtë, tek të cilët ishte fikur enzima SOD përkohësisht për të nxitur stresin në mitokondri kishin nivele të larta të antioksidantëve, më shumë mitokondri dhe më pak grumbullim të superoksidit, sesa tek minjtë që nuk e kishin përjetuar stresin. Ky studim sugjeron se stresi mitokondrial me kohëzgjatje të shkurtër mund të çojë në përshtatje afatgjata që mund t’i mbajë qelizat e shëndetshme për shumë kohë duke evitur mplakjen dhe sëmundjet.
/Bota.al


Etiketa: ajo qe nuk te vret te ben me te forte


Ju sugjerojmë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Para
Video/ Shuhet zjarri në Kullat Binjake në Tiranë

Video/ Shuhet zjarri në Kullat Binjake në Tiranë

Ja çfarë mendon një vajzë e virgjër shqiptare për marrëdhënien e parë seksuale

Ja çfarë mendon një vajzë e virgjër shqiptare për marrëdhënien e parë seksuale

Emri/ Prezantohet zv.ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë

Emri/ Prezantohet zv.ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}