Kronikë

E shantazhonte se do t’i publikonte fotot intime, arrestohet 26-vjeçari në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 09/10/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë para në këmbim të mos publikimit të fotove të saj intime.

Bëhet me dije nga strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës se pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi Mirvin Koni, 26 vjeç, banues në Durrës.

Më tej në njoftimin zyrtar thuhet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas