Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E PLOTE/ Atentati në Vlorë, si shpëtoi vajza e mitur e pronarit të hotelit. Silueta e autorit dhe 20 të shoqëruarit

2017/05/25 at 11:27 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
E PLOTE/ Atentati në Vlorë, si shpëtoi vajza e mitur e pronarit të hotelit. Silueta e autorit dhe 20 të shoqëruarit

Mbrëmjen e djeshme u vranë në një atentat mafioz në qendër të Vlorës drejtori i OSHEE-së, Roland Saliu 44 vjeç dhe biznesmeni i njohur Erven (Mirvjen) Hyseni 40 vjeç. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, ndërsa janë shoqëruar në polici 20 persona për tu marrë në pyetje.


Një makinë parkoi përpara hotel Vlora në sheshin e Flamurit rreth orës 19:45 të mbrëmjes së të mërkurës. Autori i veshur sportiv dhe me kapele doli me automatik dhe iu drejtua tavolinës ku ishin ulur Saliu e Hyseni në pjesën e jashtme të kafes së hotelit.

Nga të dhënat e para dyshohet se shënjestra ishte pikërisht pronari i hotel “Vlora” dhe i një televizioni lokal me të njëjtin emër i njohur, Erven Hyseni. Me këtë emër njihet biznesmeni në Vlorë, por familjarët në lajmërimin e vdekjes kanë nxjerr emrin Mirvjen Hyseni.

Drejtori i OSHEE që dyshohet se u vra aksidentalisht, humbi jetën menjëherë, ndërsa biznesmeni humbi jetim disa minuta më pas në spital. Kjo ngjarje rëndë mund të rrezikonte jetën edhe të shumë qytetarëve që kishin mbushur sheshin dhe lokalin në qendër të Vlorës kur ndodhi ngjarja.

Aty ka mbetur edhe një biçikletë e vogël…që siç thonë gazetarët e Vlorës është e vajzës së mitur të Erven Hysenit që po lozte përpara hotelit të të atit dhe që mendohet që ka parë skenën e rëndë.

Po kështu në kafe kanë qenë edhe familjarë të tjerë të viktimave dhe të njohur të tyre siç e dëshmojnë pamjet e mëposhtme.

 

Hetimet dhe të shoqëruarit

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të dyshuar se mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjen e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të hotelit Erven (Mirjen) Hyseni.

Gjithashtu, ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit. Policia, me specialistët e saj antikrim, ka përpiluar edhe një herë dinamikën e ngjarjes dhe saktëson se autori dyshohet të ketë qenë rreth 35 vjeç dhe i veshur sportiv. Qetësisht, autori ka qëlluar me kallashnikov në zonën më të populluar, duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin kafe, nxituan të ruanin veten dhe fëmijët.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.

 

Autorët e vrasjes së Erven Hysenit dhe Roland Saliut në Vlorë kanë përdorur një makinë BMW. Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit ku ndodheshin dy viktimat, ata u larguan me shpejtësi dhe më pas braktisën makinën në fshatin Panaja, tha policia.

Skeda e viktimave

 

Viktima e parë Roland Saliu, 44 – vjeç, i cili mbante detyrën e Drejtorit të OSHEE -së Vlorë është emëruar në këtë post në vitin 2015. Më parë ai ka ushtruar detyra të ndryshme, si inxhinier pranë Koorporatës Elektroenergjitike.

Erven Hyseni, 40 – vjeç (i lindur më 29.01.1977) ishte pronar i “Hotel Vlora” dhe televizionit lokal “Vlora Channel”.

 

Dyshimet e policisë

Nuk ka ende një pistë të mirëfilltë të hetimeve por dyshimet e para flasin për larje hesapesh pasi atentati ka qenë i mirëorganizuar. Autori pasi zbrazi armën te “Sheshi i Flamurit” ka dalë jashtë Vlorës, duke djegur makinën pranë fshatit Panaja.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë momentin e ngjarjes, ndërsa pamjet filmike janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni i njohur në Vlorë, Hyseni. Ai kishte lidhje gjaku Haki Rakipin një nga tre viktimat e masakrës së Çoles.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Familjarët e viktimave kanë lëshuar sa herë akuza për padrejtësi në gjykim, e vetëm pak ditë më parë i dërguan letër me shqetësimin e tyre, presidentit Bujar Nishani.
/Opinion.al

 

Etiketa: atentatErven (Mirvjen) Hysenihotel VloraRoland Saliusheshi i flamuritvlore


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Mesazhet/ Fermeri ‘çmend’ me SMS Alfred Pezën: Pse s’vjen në Peqin?

Alfred Pezës i komunikohet akuza në prokurori, ja çfarë thotë avokati

Ivanka Trump, suksesi i pabesueshëm i vajzës së Donaldit

Gafa e Ivanka Trump, ngatërron futbollistin me një shenjtor

Largohet nga politika një nga figurat kryesore të PD-së

Largohet nga politika një nga figurat kryesore të PD-së
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}