Aktualitet

E mërziti loja, Presidenti urdhëron të gjuhen penallti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:36 - 01/12/15 |
b.f

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Mauritani, në Afrikën Perëndimore. Ndërsa luhej ndeshja e Superkupës në futboll dhe rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1, në minutën e ’67 të ndeshjes papritur arbitri ka ndaluar lojën e rregullt duke sinjalizuar gjuajtjen e 11-metërshave për të shpallur fituesin. Në fakt, ndeshjen nuk e ka pezulluar arbitri por Presidenti i Mauritanisë që ndodhej në tribunë, i cili për shkak të angazhimeve të tij nuk ka pritur 90 minuta për të mësuar kush do të jetë fituesi. Kjo ca edhe për lojën e mërzitshme dhe të ngadaltë që po bënin dy skuadrat, por që gjithsesi në një vend autoritar si Mauritania, urdhëri I Presidentit duket të jetë i zakonshëm.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas