Aktualitet

E ka pranuar mandatin e deputetit? Reagon Oriela Nebiaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 09/11/22 |
Opi Nion

Pas publikimit të lajmeve në disa portale se kishte pranuar mandatin e deputetit, të lënë nga Grida Dumës, ka reaguar Oriela Nebiaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nebiaj sqaron se duhet të marrë kohën e saj për të vendosur nëse do të angazhohet në politikë sërish, apo do të vijojë me kontratën që ka në median ku punon aktualisht.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Nebiaj.

Në PD, në harkun e 24 orëve lanë mandatin e deputetit dy eksponentë të rëndësishëm, Grida Duma dhe Alfred Rushaj./Opinion.al

Pas