Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

2022/11/09 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Senatori republikan Ron Johnson fiton garën në Viskonsin

Senatori republikan Ron Johnson fitoi ndaj demokratit Mandela Barnes në Viskonsin, duke mbajtur gjallë shpresat e republikanëve për të marrë në kontroll Senatin dhe duke shuar shpresat e Barnes për të hyrë në histori si senatori i parë me ngjyrë në këtë shtet.


Fitorja për Johnson, një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump, erdhi pasi ky i fundit humbi me një diferencë të ngushtë dy vjet më parë në këtë shtet ndaj Presidentit Joe Biden.

“Votat janë të qarta,” tha Johnson në një deklaratë. “Matematikisht, nuk ka asnjë rrugë për gjeneralin Barnes për të kapërcyer diferencën prej 27,374 votash. Kjo garë ka përfunduar”.

Barnes nuk e pranoi humbjen të mërkurën herët. Ai mbajti një konferencë shtypi në mesditë në qytetin e tij të lindjes në Milluoki.

“Pavarësisht se çfarë thonë, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që çdo votë do të numërohet,” tha zëdhënësja e fushatës së Barnes, Maddy McDaniel më herët në mëngjes të mërkurën. “Ne do të presim dhe të shohim se çfarë kanë vendosur votuesit pasi të dëgjohen të gjithë zërat e tyre.”

Johnson, në një intervistë në radion WISN-AM, akuzoi Barnes se refuzoi të pranonte rezultatin e garës pasi kishte premtuar më herët gjatë fushatës që do ta bënte një gjë të tillë.

“Është e qartë se ai nuk ka rrugë drejt fitores”, tha zoti Johnson.

Gara ishte një nga disa gara të ashpra të Senatit në të gjithë vendin, që mund të përcaktojnë se cila parti mban kontrollin e Senatit.

Johnson tha se priste që republikanët të dilnin më mirë në zgjedhjet e mesmandatit, duke thënë se politikat demokrate “nuk janë të mira për Amerikën”.

Barnes, po kërkonte të bëhej senatori i parë me ngjyrë i shtetit Viskonsin. Johnson kandidoi për një mandat të tretë.

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2010, si pjesë e lëvizjes Tea Party dhe fitoi rizgjedhjen në vitin 2016.

Ron Johnson është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-presidentit Donald Trump. Ai e drejtoi këtë fushatë duke u përpjekur ta paraqesë zotin Barnes si të dobët ndaj krimit dhe zbatues të axhendës së demokratëve.

Barnes, si shumë demokratë në nivel kombëtar, u përpoq të parashtronte si temë qëndrore abortin, duke theksuar mbështetjen e gjatë të zotit Johnson për përmbysjen e ligjit që mbronte abortin dhe duke argumentuar se milioneri Johnson nuk kishte lidhje me shqetësimet e klasës së mesme.VOA



Ju sugjerojmë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Berisha: Qeveria do të vjedhë taksat e qytetarëve dhe në buxhetin e vitit 2023

Berisha: Qeveria do të vjedhë taksat e qytetarëve dhe në buxhetin e vitit 2023

Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani Rama-Vuçiç-Karriç me Llukashenkon

Berisha: Portin e Durrësit po e merr klani Rama-Vuçiç-Karriç me Llukashenkon

Shqipëria merr një tjetër humbje në miqësore

Shqipëria merr një tjetër humbje në miqësore
















TE FUNDIT

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është...

Lexo më shumë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}