Kryesore

Berisha: Qeveria do të vjedhë taksat e qytetarëve dhe në buxhetin e vitit 2023



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 09/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për projektbuxhetin 2023. Në takimin me demokratët e degës 4 në Tiranë, Berisha tha se qeveria do vijoj të vjedh dhe të rris taksat e qytetarëve.

Sipas tij, përgjigja ndaj mazhorancës do të jetë protesta kombëtare e 12 nëntorit.

Pjesë nga fjala e Berishës

Së pari, ju përshëndes dhe falënderoj me shumë mirënjohje për këtë pritje të zjarrtë në prag të një ngjarje të madhe që po e pret me padurim çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, protestën e 12 nëntorit, protestën që do të dridhë në themele regjimin e kalbur të Edi Ramës dhe bandës që shoqëron atë.

Me 12 nëntor dhe në vazhdim, shqiptarët nisin betejën kundër armikut të tyre më të rrezikshëm, që ata kanë pasur në histori pas Enver Hoxhës. Në këtë kontekst, protesta dhe vetëm protesta, përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij monist që po vjedh çdo ditë shqiptarët, është rruga drejt fitores, rruga drejt rikthimin të demokracisë në Shqipëri.

Sot për fatin më të keq të shqiptarëve, ata janë qytetarë të cilët nuk gëzojnë as liritë dhe të drejtat saç gëzojnë vietnamezët në diktaturën e Partisë Komunistë të Vietnamit. Në renditjen që i është bërë javën e kaluar vendeve në raport me treguesin e shtetit ligjor, në raport me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, Shqipëria e Ramës renditet 4 vende më poshtë se Vietnami i komunistëve. Këtu e katandisi demokracinë shqiptare të 8 viteve, njeriu që ka në kokë kopjen qeverisëse të baballarëve mizorë dhe të atit të tij që firmoste në vitin 1988 varjen në litar të poetit Havzi Nela vetëm e vetëm se kërkonte liri dhe të drejta njerëzore.

Ka në psikologjinë e tij mentalitetin e dajës së tij, Spiro Koleka i cili në vitin 1990 ngrihej kundër pluralizmit dhe kërkonte që studentëve ti futeshin tanket dhe mitrolozët.

Sot Edi Rama ka realizuar të ketë pushtet më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991. Sot Edi Rama i shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve, njëlloj si në vitin 1991, diktatura komuniste. Në 8 vite, rrokullisje të madhe, në 8 vite, praktika ligje e qëndrime shpopulluese, shqiptarët u larguan nga Shqipëria më shumë se sirianët dhe afganët dhe se çdo popull tjetër që kaloi luftëra civile.

Të gjitha këto janë rezultante e varfërimit të frikshëm, të shpejtë të shqiptarëve. Ne nuk kemi qenë një komb i pasur, kemi një trashëgimni varfërie, por ama në vitet e lirisë, asnjë komb tjetër nuk bëri hopin tonë. Ne kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura shumë të ulëta, 200 dollarë për frymë në vitin 2002, në kombet me të ardhura të mesme të larta në vitin 2008.

Kurse sot kemi rënë vertikalisht, nga qytetarët, mësuesit, mjekët, punonjësit, inxhinierët, policët, ushtarakët, që merrnin në vitin 2013 rrogën mesatare në rajon, sot kemi rrogë 20 % më të ulët se ajo e Kosovës.

Pse ndodh kjo, sepse fondet vidhen dhe vetëm vidhen.

Të dashur miq, sot Edi Rama deklaroi në parlament se ky është buxheti më i madh në parlament, kur ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Nuk mund të jetë i ndryshëm ky buxhet si ai i 8 viteve që shkuan. Sepse 8 vitet që shkuan, ky zotëri mori borxh 5.2 miliardë euro. Ky rriti taksat biznesit me 4.5 miliardë euro. Çfarë bëri me to, kujt ju rrit rroga, pensioni, kujt ju përmirësua shërbimi, si është shërbimi shëndetësor sot, çfarë ndryshimesh pësoi Tirana në furnizimin me ujë, me kujdesin shëndetësor?

Tirana rënditet në 10 qytetet me shërbimin më të keq shëndetësor. Ku shkuan këto para? Një familje, buxheti i saj varet nga rrogat që merr e kur ka në plan për të bërë diçka më shumë, merr dhe një borxh. Kurse Edi Rama rriti taksat, e kjo do të thotë ju rrjep ju.

E keni dëgjuar që thotë se nuk janë paratë tuaja, po të kujt janë këto, të Surrelit janë. Çdo qindarkë që merr qeveria ose është taksë nga biznesi ose është borxh që e merr dhe do ta paguajnë qytetarët dhe biznesi.

Pas