Bota

E hedhur nga kati i 18-të, përjashtohet vetëvrasja e diplomates zvicerane


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:54 - 04/05/21 |
el ida

Hetuesit iranianë kanë përjashtuar hipotezën e një vetëvrasjeje në vdekjen e diplomates zvicerane, trupi i së cilës u gjet këtë mëngjes pasi ajo kishte rënë nga kati i 18-të i ndërtesës ku jetonte, në një zonë rezidenciale të Teheranit.

Kështu ka bërë me dije per IRNA, Zëdhënësi i Departamentit të Emergjencave të Teheranit, Mojtaba Khaledi, i cili më parë kishte pohuar se autoritetet nuk kishin  përjashtuar asnjë hipotezë, përfshirë atë të vrasjes, aksidentit e madje edhe vetëvrasjes.

“Policia lajmëroi urgjencën pasi trupi i 52-vjeçares zvicerane u gjet në një zonë të gjelbër pranë banesës, por ajo kishte vdekur më herët se Sa të gjendej”, tha zëdhënësi. Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane i ka shprehur ngushëllimet Zvicrës, duke siguruar që rezultatet e hetimit do të zbardhen “sa më shpejt të jetë e mundur”./Opinion.al

Pas