-U tha në Opinion

E cilësoi Ramën arrogant, Hana: Jam duke hyrë në jetën politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 02/03/21 |
el ida

Albana Hana vjen nga fusha juridike dhe ka vetëm një muaj që është përfshirë pranë Partisë Socialiste. Ajo do të jetë kandidate e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa spikati pak ditë më parë në takimin me Kryeministrin Rama. Gjatë prezantimit të platformës “Deputeti që duam”, Hana e cilësoi kryeministrin Rama “pak arrogant”.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Hana e ka cilësuar përfshirjen në PS si një dhënie mundësie.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me arsyet që e shtynë në këtë vendim, Hana u shpreh: “Përgjigjen pse, është pak e vështirë ta vendosësh në fjalë. Më lejo të huazoj një shprehje nga psikologu gjerman Ericson që thotë: të racionalizohesh pse vendosim të shkruajmë një libër është e vështirë të vendoset në fjalë dhe të kuptosh kur ka filluar procesi. Është pak e vështirë të kuptosh përfshirjen  time në politikë, është si procesi i krjimit të fetusit në barkun e nënës, duket sikur fillon në një moment të cakutar, por në fakt nëna është përgatitur shumë kohë më përpara,

Mua më pqlqen gjithashtu, për të përdorur një terminologji juridike, është si një takim mendjesh apo vullnetesh mes të dy palëve. Maturimi i PS…

Fevziu: U maturuat të dy bashkë? PS ka kaq vjet që maturohet.

Hana: Është një proces pa mbarim.

Fevziu: Dhe këtu ju kryqëzuan rrugët?

Hana: Më shumë se sa në politikë jam duke hyrë në jetën politike.

Fevziu: Si u angazhove?

Hana: Ishte një dhënie mundësie të cilën unë e konsiderova veçanërisht për zonën ku m’u ofrua të angazhohem, me të cilën kam një lidhje shumë të fortë shpirtërore, një detyrim përtej personales. Ky është një proces i cili më shumë se sa një realizim personal i hedhjes në vepra konkrete të investimit tim është dhe diçka personale.

Fevziu: Ke besim tek PS?

Hana: Absolutisht.

Fevziu: Beson që ka qeverisur mirë këto 8 vjet?

Hana: Po.

 

Pas