Kronikë

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humb jetën 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:07 - 03/03/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit në aksin rrugor Korçë –Pogradec. Policia bën me dije se një 27-vjeçar duke drejtuar një makinë tip “Benz” është përplasur me një mjet tip “Ford”dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit .

Uniformat blu arrestuan në flagrancë  27-vjeçarin, shtetasin me iniciale E.Y.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia./Opinion.al

Pas