Kronikë

Dyshohet se u përdor nga autorët, “Toyota” me targa të vjedhura në Korrik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 13/11/21 |
Opi Nion

Mjeti që dyshohet se u përdor për vrasjen e sotme në Tiranë është një Toyota. Targat e mjetit që u gjet i djegur në Thumanë janë AA 532 ON, dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë në korrik të këtij viti. Automjeti u gjet i djegur nga policia pak minuta pas vrasjes së dy personave në zonën e Astirit.

Njoftimi nga policia

Tiranë/ Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Pas