Bota

Dyshime për vrasje me dashje ndaj Maradonës, hetime për mjekun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 29/11/20 |
Opi Nion

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim për Leopoldo Luque, mjeku personal i Diego Armando Maradona. Njëkohësisht është urdhëruar kontrolli i banesës dhe klinikës së mjekut. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “La Nacion”,  që citon burimet e saj informative, duke theksuar se hipoteza është ajo e një vrasjeje të qëllimtë, me dyshimin se ndaj kampionit nuk është kryer kurimi i përshtatshëm dhe se Luque është i dyshuari kryesor, bën me dije Ansa.

Sipas burimeve të gazetës së përditshme, bazuar në provat që po grumbullohen është vendosur edhe hetimi. Nëse konfirmohen parregullsi në trajtimin në shtëpi të Maradonës, mund të ngrihet akuza e vrasjes me dashje.

Hetimet janë urdhëruar nga prokurori Benavidez Laura Capra dhe nga avokatët dhe prokurorët në San Isidro, Patricio Ferrari dhe Cosme Irribaren./Opinion.al

Pas