Aktualitet

Dy vite burg për ish-kryeprokurorin, Policia nuk e gjen në banesë Llallën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 22/09/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetin nuk e ka gjetur në banesë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sipas procedurave ligjore, Policia zbatoi urdhrin për arrestimin e Llallës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Apelit për dënimin me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive.

Sipas informacioneve jo zyrtare, mësohet se Llalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se javën e fundit ka udhëtuar drejt Turqisë.

Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi./Opinion.al

Pas