Aktualitet

“S’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjep”,merr leje për HEC, italiani e përzë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 22/09/21 |
Opi Nion

Emisioni “Stop” tregon sot se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një HEC në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.

Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njëjtën fushë ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.

“Administrator është një italian, por ka përfaqësues të tjerë në Shqipëri. I kam vënë në dijeni të gjitha organet kompetente si Bashkinë Kukës, policinë, ministrinë, IKMT dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Për një ndërtim pa leje i kanë marrë fëmijët, i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë prishur. Kur unë një ndërtim e kam me leje të firmosur nga kryeministri i Shqipërisë, nga ministrat, nga organet e tjera kompetente, unë nuk kam asnjë mbështetje nga shteti”, tha denoncuesi Bashkim Gjoka.

Ndërtimi pa leje nuk prishet edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë. Italiani ka punësuar një kompani private sigurimi, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt të kalojnë për të shkuar në HEC-in me leje.

“Kam pasur përplasje atje dhe policia më është shprehur me thonë që e ka zënë përpara ky personi. Thashë unë jam me certifikatë pronësie, me leje, me të gjitha. Jo, por është italian ky personi. Çfarë do të thotë kjo? Një italian mund të ndërtojë pa leje dhe një shqiptar me certifikata nuk ndërton? Është e haitshme komplet. Më kanë shoqëruar punëtorët, m’i kanë çuar në polici”, tha denoncuesi.

Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe Policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem.

Roja 2: Mos e kalo këtë!

Topografi: Ore dakord, hajde një sekondë, që mos ta kaloj! Flasim, të pyes për diçka!

Roja 2: Kush je ti?

Topografi: Topograf jam, dua të mas diçka këtu poshtë!

Roja 2: Çfarë me mat ti, s’ka, duhet me ardhur me një shkresë, me nji dokument nga…

Topografi: Nga duhet ta marr dokumentin?

Roja 2: Duhet ta marrësh prej Lapajve, prej firmës atje poshtë, përndryshe s’e merr.

Topografi: Po në dokumente e shoh, që e ka ky, prandaj po të pyes edhe e marr nga ky atë.

Roja 2: A ky më paguan mua, ti, a kush?

Topografi: Unë nuk e di, kush të paguan ty, po…

Roja 2: Zotëri, që këtej e ruaj unë këtë vend, ti guxo e hyn..!

Roja 2: O shoku!

Topografi: Po!

Roja 2: Nga je ti?

Topografi: Tirana!

Roja 2: Po çar, a ty duhet me të dhënë llogari?!

Topografi: Po pse mos të më japësh? Dua të bëj matjet!

Roja 2: Po shko o pirdhu me gjithë matjet, rrotë!

Roja 3: Nuk vjen dot me hy, me bo matjet ti qishtu, se të teket ty qishtu, civil or ti, shko merr ato të tjerat e hajde hyn. Kush je ti, që dashke me hy qishtu, or ti?

Topografi: Ore zotëri, përfaqësoj këtë unë.

Roja 3: Po jooo ore, ik andej!

Roja 2: Ec o shoku, s’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi!

Bashkim Gjoka: S’kam pse dal nga prona ime.

Polici: Po s’e njof unë atë.

Bashkim Gjoka: Si s’e njef ti me pronën time, s’e njef pronën time?

Polici: Unë e njof si dokument.

Bashkim Gjoka: Ja prona ime, kjo është leje e ndërtimit.

Polici: Unë e njoh si dokument, po unë nuk e di, ku është zona kadastrale 1614.

Bashkim Gjoka: Po si ia din atij ti zotëri?

Polici: S’më intereson, kush me ia dit.

(Debate me policin)

Shefi i Krimeve: Kemi telefonatë, që keni probleme. Të dy palët në komisariat! Hajd’ dokumentat, me mu në komisariat!

Bashkim Gjoka: Si të vij në komisariat unë me pronën time? Pse s’merr në komisariat atë, që s’e ka pronën e vet?

Shefi i Krimeve: Edhe atë do të vijnë, edhe ata do të vijnë në komisariat.

Bashkim Gjoka: Po unë kam ngel mbi 7 herë, kam ardhë në komisariat tu kërku pronën time. Unë kam paraqit një leje, unë kam certifikatë pronësie, kam një leje ndërtimi të firmosur nga kryeministri, që kam afat kohor tashi vi janë forcat nuk të lënë, me hy brenda.

Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Shefi i krimeve: Tash o Ilir, i kemi mësuar përmendësh këtë pjesë, ta kemi shpjeguar edhe ty, që nuk jemi ne organ kompetent, që të themi kjo truall është e jotja dhe kjo tokë është e imja. Nuk merret policia me porta, o burrë i dheut.

Ilir Gjoka: Po pse, mo burrë?

Shefi i krimeve: Po jo mo miku im, se nuk jam inxhinier.

Topografi: Po mirë, IKMT-ja s’të ka sjellë ty përshëmbull, se unë pashë një letër aty, që ka vendim prishjeje, që i drejtohet IKMT-së, në shkurt më duket.

Shefi i krimeve: Po në mars fare, në 23.6

Topografi: Nuk të ka ardhur ty?

Shefi i krimeve: Jo pra, atë i kemi kërkuar, i kemi drejtuar 20 herë shkresë IKMT-së, ajo IKMT na sjell të gjithë kshu.

Topografi: Se është institucion shtetëror, që e ka dhënë institucion shtetëror që e zbaton, se kush e mbron ktë? Shteti e mbron. Ia ka dhënë shteti, shteti ka instancat e veta, që e mbron nga policia e me radhë.

Shefi i krimeve: I kemi bërë kërkesë IKMT-së, të gjitha, a keni nxjerrë ndonjë vendim për prishje?

Topografi: Është vendimi për prishje.

Shefi i krimeve: Po pra, pse s’e zbatojnë?

Topografi: Ka ardhur këtu mo, po erdhi dhe dje tjetra.

Ilir Gjoka: Ka ardhur tjetër vendim prishjeje.

Shefi i krimeve: Ore ne po nxitoshim, si e si këtë konflikt, një sekondë e më përpara, më ngelën policët atje mo vëlla, ne s’po ndjekim hashashin, që ka filluar rrugëve tani, po ngelëm duke u marrë me të dhe kur më vjen telefonatë, që janë duke.., ngelëm më këta mo burrë, ngelëm me këta gjithë natën. Parashikova shërbimet, ngelëm me këta mo burrë. Pse? Se nuk japin zgjidhje institucionet./ Tv Klan

Pas