Aktualitet

“Dy javë për tamponin”, Basha me mjekët: Shumë raste nuk raportohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 03/11/20 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me mjekët, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se numri i fataliteteve është rritur më shumë se raportohet, ndërsa familjarët bëjnë me dije për raste që nuk merren parasysh nga autoritetet.

“Dje kam qenë mbi një orë në telefon me të sëmurë dhe familjarë të të sëmurave që kërkonin mbështetje. Numri i të sëmurave dhe fataliteteve këtë javë është shumë më i rritur sesa ç’thuhet, ndërkohë që familjarët raportojnë për dhjetëra raste që nuk merren para parasysh nga autoritetet”, tha Basha.

Ndër të tjera, Basha i bëri edhe njëherë thirrje kryeministrit për të rritur numrin e testimeve.

“Vendimi i parë dhe më urgjent është rritja e testimeve. Çështja e dytë që kemi ngritur është që paketa e trajtimit të jetë e rimbursueshme. Kam disa raste ku njerëzit, ata që kanë mundësi marrin kredi në bankë për paketën e ilaçeve anti-covid” tha Basha.

Ndërkohë mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre se rastet janë aq të shumta sa detyrohen t’i dërgojnë pacientet në spitale private.

“Duhen dy javë deri në marrjen e tamponit dhe përgjigjes. Ndërkohë që pacienti mund të dalë negativ sepse ka nisur mjekimi. Nuk raportohen të gjitha rastet. Në qoftë se ne themi Kamza 5, ata thonë Kamza 1. Në mungesë të tamponeve i dërgojmë pacientët të bëjnë skaner në privat. Një rast konkret, më 21 u paraqit, më 26 është testuar, rezultati me 2 nëntor. Mjekët, gjatë periudhës së pritjes, kontakteve të te pacientit nuk i bëhet tamponi. Mjekja, rasti konkret, gruas së pacientit nuk iu bë tamponi.”. /Opinion.al

Pas