Aktualitet

Durrës/ Vidhet kompania private, policia arreston rojen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 15/04/21 |
Opi Nion

Një kompani private në qytetin e Durrësit ka rëne pre e grabitësve gjatë natës. Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga rojen e kompanisë. Policia bën me dije se A. H., 58 vjeç, akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi  nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë për grabitjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njofton policia./Opinion.al

Pas