Aktualitet

LSI kallëzon në SPAK ministrin Niko Peleshi dhe disa zyrtarë të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 15/04/21 |
Opi Nion

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në SPAK ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, dhe disa zyrtarë të tjerë që mbajnë poste publike në qytetin e Korçës.

Ministri Peleshi dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi, Artur Qeramixhi akuzohen për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtare politike ose zgjedhore.

Kallëzimi është depozituar sot në SPAK nga sekretari i LSI Endrit Braimllari, njëherësh kandidat për deputet në 25 prill, në Korçë.

“Të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”- thuhet në dokument./Opinion.al

Pas