Aktualitet

Durrës/ Shpërthen bombola e gazit, plagoset 70-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 19/07/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës. Një bombol gazi ka shpërthyer në zonën e Kullës, Manëz rreth orës 12:00.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është lënduar 70-vjeçarja me iniciale S.M. E moshuara u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas