Aktualitet

Mori peng dhe dhunoi partneren, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 19/07/21 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka marrë peng partneren e tij dhe e ka dhunuar.

Sipas policisë, 34-vjeçari, J.Gj., banues në Gjirokastër ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 36-vjeçares.

“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka marrë me forcë në banesë, partneren e tij 36-vjeçare, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas