Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dumani: Avokati më ofroi 120 mijë € për t’i vrarë ish-gruan, e tradhtoi me shokun

2022/05/20 at 12:18 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dumani: Avokati më ofroi 120 mijë € për t’i vrarë ish-gruan, e tradhtoi me shokun

Në listën e gjatë të ngjarjeve kriminale për të cilat është rrëfyer para prokurorëve, Nuredin Dumani ka treguar edhe një episod kur i janë ofruar 120 mijë euro nga avokat Alban Bengasi – tashmë i arrestuar – për të vrarë ish-bashkëshorten e tij.


Në dëshminë e tij, dhënë më 15 prill të këtij viti, Dumani sqaron sesi fillimisht, Bengasi u kishte kërkuar ta rrihnin ish-bashkëshorten e tij: “Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444. Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ia di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj.

Ajo kishte një Fiat Punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë. Unë i thash që “nuk e kam me qejf me e rrah”, por do e diskutojmë që t’i çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t’ia bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që t’i realizohej, pasi kur ra tërmeti në nëntor, iu prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500 000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për t’i mësuar intenerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën.

Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rruge ka qenë mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek Tegu. Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2 me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushte fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores.

Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që t’i jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar”.

Më pas, Dumani tregon se avokati Bengasi u kishte kërkuar ta vrisnin, meqë ajo e kishte tradhtuar me një mikun e tij të ngushtë. “Avokati pagesën ia dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45 – 50, trup i shëndosh i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare. Më ofroi çmimin e 120 000 eurove për ta mbaruar si punë.

I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do t’i them Gjergj Cukalit ta bëjë, pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha “pse nuk e merr atë punë pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera”, se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më”.



Ju sugjerojmë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Para
Operacioni i SPAK, Berisha: Një blof i madh, bosët janë ende në arrati

Operacioni i SPAK, Berisha: Një blof i madh, bosët janë ende në arrati

Kreu i i Këshillit Europian:Shqipëria ka plotësuar kushtet, sa më parë negociatat

Kreu i i Këshillit Europian:Shqipëria ka plotësuar kushtet, sa më parë negociatat

Negociatat, Berisha: Shqipëria nuk ka interes që të jetë me Maqedoninë e Veriut

Negociatat, Berisha: Shqipëria nuk ka interes që të jetë me Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com