Aktualitet

Duma-Ramës: Kush ka aparat tretës në tru mund të përdorë gojën për jashtëqitje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 21/07/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pas gjuhës jo të zakontë të përdorur nga ky i fundit më herët në Kuvend.

Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”.

Për këtë deklaratë të kreut të qeverisë Duma u shpreh se kush ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje.

“Erdhët këtu dhe bëtë lajm. Me foltore dhe …. Habitu pak, për çfarë erdhe për të bërë këtë lajmin. Sa mirë që më ka bërë zoti grua. Nuk do ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha këtij. Ti je aktori më i madh këtu.

Nuk më pengon formimi të them që kush e ka aparatin tretës në tru mund të përdorë edhe gojën për jashtëqitje. Dhe ti e bën shpesh këtë. Ti thua do ta votojnë ne si Çeço këtë rezolutë. Memoria e shkurtër ju funksionon. Ju e votuat si Çeço Srebrenicën pasi dikush ua nxori kartonin e kuq për Srebrenicën. Nuk bëjmë ne thikë pas shpine”, tha Duma.

Pas