-Jetë dhe Stil

Dukesha ishte paralajmëruar nga miqtë britanik për martesën me Harryn


               Publikuar në : 16:58 - 21/10/19 |
xhu lia

Dukesha Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike që pas martesës së saj më Princ Harryn. Mediat e huaja e sidomos ato britanike, gati çdo ditë kanë shkruar për të lidhur me mosrespektimin e rregullave mbretërore, apo se ishte shkaku i sherrit mes William dhe Harry etj.

Në intervistën e saj më të fundit, Markle është shprehur se miqtë e saj britanik e kishin paralajmëruar për këtë vëmendje mediatike që do të merrte gjatë gjithë kohës.

“Është e vështirë, nuk mendoj se çdokush do e kuptonte. Por kur e takova bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin të lumtur sepse unë isha e lumtur, ndërsa miqtë e mi britanikë më thanë: Jemi të sigurt që ai është i mirë, por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do të të shkatërrojnë jetën”, -shprehet Meghan.

Ndonëse dukesha e Sussex po kalon në një periudhë shumë të vështirë gjatë gjatë kësaj kohe ka patur mbështetjen e bashkëshortit të saj, Princit Harry në gjithçka./Opinion.al/

Pas