Bota

“Duhet t’i dominoni”, Trump kërkon qasje më të ashpër ndaj protestave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 01/06/20 |
Al Do

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat që janë duke u zgjeruar për të gjashtën natë me radhë, transmeton BBC.

Në një konferencë telefonike, presidenti u ka thënë guvernatorëve: “Ju duhet t’i dominoni, nëse nuk dominoni, po humbni kohën kot. Ata do t’ju shtypin, dhe ju do të dukeni si budallenj. Duhet t’i dominoni.

Duhet t’i arrestoni, duhet t’i përndiqni, duhet t’i fusni në burg për 10 vjet dhe nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një audio-incizimi të siguruar nga rrjeti CBS News.

Trump i ka cilësuar protestat, më të mëdhatë prej atyre të viteve 1960, si “luftë në një farë mënyre”, ka raportuar e përditshmja, New York Times.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë prej disa ditësh nga protesta të nxehta, që po zgjerohen gjithmonë e më shumë. Kjo valë reagimi u shkaktua pas vdekjes së një afro-amerikani gjatë arrestimit nga policia. Në rrjet u bë virale video e George Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur gjurin në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal. deri sa Floyd ndërroi jetë. /Opinion.al

Pas