Sport

FSHF miraton kampionatet e reja të futbollit shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 01/06/20 |
Al Do

Komitetit Ekzekutiv i FSHF ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën i ka hapur rrugë krijimit të dy kampionateve të reja për moshat.

Federata e Futbollit njofton se në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21. Këto kampionate i shtohen listës së kampionateve për moshat e reja U-17 dhe U-19.

Një tjetër risi që është diskutuar nga FSHF është krijimi i kampionatit kombëtar, Futbolli 5×5, i cili konsiston në skuadra me nga pesë lojtarë secila. Për të ndjekur këtë synim në Federatë është krijuar një strukturë e posaçme.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave si edhe strategjia 2020-2025 e FSHF. /Opinion.al

Pas