Kronikë

Drogë në gomën rezervë të makinës, pranga 30-vjeçarit në Morinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:36 - 10/11/21 |
el ida

8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis është sekuestruar nga policia në Morinë, ndërsa një person është vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit të koduar  “Alfa”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.

“Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.

Vijojnë hetimit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas