Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë me postë nga SHBA, arrestohen 3 shtetas në Tiranë

2025/04/18 at 11:03 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë me postë nga SHBA, arrestohen 3 shtetas në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione, “Pako 1” dhe “Pako 2” kundër trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Shtetet e Bashkuara drejt vendit tonë, me qëllim shitjen e lëndës narkotike në kryeqytet.


Janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, të cilët morën pakot e lëndës narkotike nga degë postare në Tiranë dhe Shkodër, si dhe janë shpallur në kërkim dy porositësit e kanabisit.

Nga operacioni “Pako 1” të zhvilluar në Tiranë, janë arrestuar shtetasit A.Peza, 24 vjeç dhe A.Xhelili, 55 vjeç, ndërsa nga “Pako 2” në Shkodër është arrestuar shtetasi M.Hoxha, 19 vjeç.

Sakaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pakot me lëndë narkotike, tre celularë si dhe një motor.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohen për 24 orë, 2 operacionet e rradhës kundër trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

Operacionet, rezultat i 2 hetimeve proaktive, të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen në flagrancë, sapo morën pakot me rreth 1.6 kg lëndë narkotike në degë postare në Tiranë dhe në Shkodër, 3 shtetas.

Policia identifikon 2 porositësit dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 pakot me lëndë narkotike, 3 celularë dhe 1 motomjet.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të ndjekur për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, u finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas, Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, operacionet policore antidrogë, të koduara “Pako 1” dhe “Pako 2”.

Gjatë operacionit “Pako 1”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 24 vjeç dhe A. Xh., 55 vjeç, duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi B. F., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA. Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte shtetasi G. P., 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Altin Dumani takim me studentët në Durrës: Pa drejtësi s’mund të ketë paqe!

Altin Dumani takim me studentët në Durrës: Pa drejtësi s’mund të ketë paqe!

Seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e zotit Trump për Sekretar Shteti

Rubio: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nëse s’ka përparim

Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj

Përplasja me agjentët e BKH, ja çfarë deklaruan në gjykatë dy nipërit e Agron Kapllanaj
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}