Kronikë

Drogë dhe municione luftarake, pranga çiftit të bashkëshortëve dhe djalit të tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre janë vënë në pranga si rrjedhojë e një operacioni policor kundër veprimtarisë në fushën e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Relatives”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. Ç., 46 vjeç, M. Ç., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe shtetasi D. Ç., 23 vjeç (djali i tyre).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas