Aktualitet

Çështja “Partizani”, paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 26/09/22 |
Opi Nion

Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes të Logjistikës FA, Vladimir Qiriazi është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dhënë deklarimet lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Qiriazi do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit si dhe për proceduarat për privatizimin e ish-klubit.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla në padi akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami./Opinion.al

Pas