Kronikë

Droga Shqipëri-Itali, apeli lë 15 vite burg për Moisi Habilaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 17/12/20 |
el ida

Është konfirmuar dënimi me 15 vite burg për Moisi Habilaj. Gjykata e Apelit në Catania, ka vendosur të lërë të pandryshuar vendimin e gjykatës së shkallës parë, duke mos bërë asnjë tolerim nga 15 vitet e dënimit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, që pohojnë se në procesin e shkallës së parë Habilaj kishte vendosur të fliste përpara gjykatës duke pranuar disa akuza.

Moisi Habilaj u arrestua në tetor të vitit 2017 në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Trëndafili i erës”.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Habilajt ishte shprehur se ai nuk ishte koka e grupit të trafikantëve. Moisi Habilaj u dënua tre vite më pak se sa kërkohej nga Prokuroria.

Nga fundi i majit Moisi Habilaj ka dalë burgu pasi kishte kaluar pas hekurave 954 ditë. Që prej disa muajsh Habilaj është një arrest shtëpie në banesën e një kushëririt të tij në zonën e  San Micheles./Opinion.al

 

Pas