-U tha në Opinion

Shabani:Shikoni fëmijët e kujt punësohen në Bankën Qendore dhe Universitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:53 - 17/12/20 |
el ida

Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani tha se në Shqipëri është krijuar një klasë sociale e cila po kalon kompetenca  tek fëmijët e tyre.

Gjatë një lidhjeje skype në emisionin “Opinion” ai përmendi tre moment, ku sipas tij përfituesit janë fëmijë të personave me influencë në vend.

“Shikoni vetëm dy elementë. Sikoni pak listën e pedagogëve të Univerisitetit të Tiranës, shikoni pak listën e punonjësve të Bankës Qendrore, shikoni pak përfituesit e fondit të ekselencës. Janë të publikuara në internet. Do shikoni fëmijët e kujt marrin bursa, fëmijët e kujt  punësohen në bankë, fëmijët e kujt punësohen në drejtim të institucioneve kryesore të vendit. Mund t’ua dërgoj edhe me me e mail. Jemi përpara një situate ku krijohet një klasë sociale që e transferon te femijt e tyre, dhe fëmijët e popullit nuk kanë mundësi të bëjnë një punë dinjiitoze”, tha Shabani./Opinion.al

 

 

Pas