Kryesore

Dreka Meta-Rama, pse kaq sekrete?


               Publikuar në : 23:06 - 11/06/19 |
geliano fataj

Kam pasur një drekë sekrete me Ramën, ndoshta dhjetë ditë më parë. Dhe ai e dinte shqetësimin tim, prandaj habitem me reagimin e tij. I takonte Kryeministrit që të kërkonte një shtyrje të arsyeshme për zgjedhjet. Që në 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje, pas dakordësimit të palëve”, tha Presidenti Ilir Meta, në konferencën për mediat këtë të martë për takimin që ka patur me kryeministrit Edi Rama

Edhe gazetarët në studion e emisionit Opinion, këtë të martë kishin pak informacion për këtë drekë mes dy krerëve kryesore të shtetit.

“Nuk ka informacion për këtë drekë në Pallatin e Brigadave, burimet janë shumë të rezervuara. Me sa di unë ia ka thënë këtë çështje për datën. Ka qenë një bisedë për situatën. Kur pushteti do nuk merret vesh gjë, është folur për një takim për këtë drekë në media por asnjëra palë nuk e ka konfirmuar”, tha gazetari Robert Rakipllari./ Opinion.al

Pas