Sport

Duka i kënaqur me Rejan: Jemi të fortë, do luftojmë deri në fund


               Publikuar në : 23:22 - 11/06/19 |
Opi Nion

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, është shprehur i kënaqur për kombëtaren pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë.

Duka tha se Shqipëria do të luftojë deri në fund për kualifikimin, pasi sipas tij, kombëtarja është një ekip i fortë.

Përsa i përketë performancës së trajnerit Reja, presidenti i FSHF-së tha se të vetme vërejtje që kam marrë për të ka qenë mosha, ndërsa theksoi se është një teknik profesionist.

I kënaqur patjetër, cdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur me këtë lojë dhe këtë rezultat. Sot kishim edhe lojën edhe rezultatin. E vetmja vërejtje që më kanë bërë për trajnerin Reja kur e vendosa ishte se ishte 73-vjeç, kurse për të tjerat nuk besoj se ka nevojë për notën time, pasi është një trajner shumë i mirë. Jemi në një grup ku cdo gjë mund të ndodhë. Eshtë grup i fortë deri në fund. Nuk mund të themi se jemi skuadra më e mirë e grupit. Ne do të luftojmë deri në fund“,-tha Duka.

Ndërkohë, me fitoren e sotme Shqipëria mban vendin e 4-t me 6 pikë ndërkohë që 3 skuadrat sipër saj Franca, Turqia dhe Islanda janë me 9 pikë./ Opinion.al E.Xh.

Pas