Kronikë

Drejtuesi i makinës u largua,kush është familja që u aksidentua te vijat e bardha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 08/05/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme një automjet luksoz “G Classi” përplasi një çift dhe fëmijën e tyre tre muajsh teksa ishin duke kaluar tek vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas “ABC”, çifti që u përplas nga makina janë identifikuar si Vilma dhe Arjan Konomi, ndërsa së bashku me fëmijën e tyre janë transportuar në spitalin e Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që iu dhanë ndihmën e parë të plagosurve, pasi drejtuesi i mjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani, pasi i përplasi te vijat e bardha i la shtrirë në rrugë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’iu shpëtuar forcave të policisë.

Ndërkohë, edhe pse aksidenti ndodhi në qendër të Tiranës, Policia e ka patur të pamundur të ndalojë drejtuesin e automjetit luksoz. Por sipas informacioneve, pas aksidentit autoritetet janë mobilizuar dhe vijojnë punën për arrestimin e shoferit i cili rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Pas