Kronikë

Përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre, arrestohet drejtuesi i makinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 08/05/22 |
Opi Nion

Policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e makinës luksoze “G Classi” që përplasi një çift dhe fëmijën e tyre tre muajsh teksa ishin duke kaluar tek vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas informacioneve, 39-vjeçari Ajas Sulejmani në momentin që është arrestuar nga policia ka qënë në ambientet e një spitali provat në Tiranë.

Aktualisht autori i aksidentit të çiftit Vilma dhe Arjan Konomi dhe fëmijës së tyre ndodhet në komisariatin e policisë Nr.2, ku do të merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë kalimtarët e rastit që iu dhanë ndihmën e parë të plagosurve, pasi drejtuesi i mjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i përplasi te vijat e bardha dhe i la shtrirë në rrugë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’iu shpëtuar forcave të policisë.

Pas