Kronikë

Drejtori i Policisë Tiranë: Autori vrau 2 gratë në sy të 2 fëmijëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 31/12/20 |
Doriana Çepunaj

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, në një një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet, ku dy gra u ekzekutuan me armë zjarri nga i dashuri i njërës prej tyre ka dhënë detaje të reja.

Ai ka thënë se autori Përparm Ademi, pas ngjarjes së rëndë e ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar menjëherë. Ndër të tjera, Jaupi theksoi autori qëlloi disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.

“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Nën drejtimin e prokurorisë po mblidhen provat dhe do të pyeten dëshmitarët. Kemi njoftuar edhe rrethet me të cilat kufizohet Tirana për kapjen sa më të shpejtë të autorit. Nën drejtimin e prokurorisë po mblidhen provat dhe do të pyeten dëshmitarët. Vijojnë hetimet e plota. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç”, tha Jaupi.

Ndërkohë që sipas drejtorit të policisë së Tiranës, vazhdimi i bashkëjetesës ka qenë motivi i ngjarjes së rëndë.

“Arsyeja që ka ndodhur dyshohet të jetë dëshira e viktimës për të mos vazhduar bashkëjetesën”, tha Jaupi./Opinion.al

Pas