Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, ish-polici i kërkon falje babait të Klodian Rashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 26/03/21 |
Opi Nion

Në seancën paraprakë të ditës së sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të Nevaldo Hajdarajt, efektivit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Avokati i Hajdarajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndryshim të veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes, por bëhet me dije se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit.

Po ashtu mësohet se në seancë ishte i pranishëm edhe babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, i cili është përballur me ish-policin. Ish-polici, Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje babait të 25-vjeçarit  si dhe kërkoi falje publike për veprimin që ka bërë.

Ndaj ish- efektivit të forcave “Shqiponja”, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Ndërkohë siç vihet re edhe nga fotot vetë Hajdaraj ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur./Opinion.al

 

Pas