Aktualitet

“Sputnik V aplikohet sot”, Manastirliu: Të dielën nis vaksinimi +70 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 26/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ditës së sotme ka inspektuar kushtet e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik.

Gjatë vizitës Manastirliu tha se nga dita e dielë do të fillojë vaksinimi masiv i grupmoshave +70 vjeç.

“Sot fillojmë me vaksinën e Sputnik V me të moshuarit në stadiumin “Air Albania”, për të zgjeruar më pas grupmoshën. Do jenë 5 mijë të moshuar që do vaksinohen me Sputnik V.  Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendine vaksinave që kanë mbërritur”, tha Manastirliu.

Ndërkohë në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Dje kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksine, ndërkohë që objektivi është që të vaksinohen 500 mijë qytetarë deri në qershor./Opinion.al

 

 

Pas