Në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, për rreth dy orë deputeti Tom Doshi është pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme.
Deputeti Doshi ishte në organin qëndror të akuzës për shkak të hetimeve që po kryhen pas kallëzimit pak muaj më parë nga ILDKPI për pasuritë e tij.
Doshi është pyetur nga prokurorja Anila Leka, e cila i ka bashkangjitur dosjes hetimore shkresat për të ardhurat dhe pronat e tij.
IDLKPI pretendon se deputeti ka bërë deklarata të rreme për pasuritë e tij gjatë viteve 2005-2014./T.CH