-Jetë dhe Stil

Prekëse/ Aktori Dwayne, ndihmon një djalë 7 vjeçar me tumor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:20 - 05/05/16 |
b.f

Shumica mund ta njohin aktorin Dwayne nga ndeshjet e tij Wrestling dhe si një protagonist në filmat aksion.

Por me siguri shumë pak e dinë që përpos të tjerash ai ka edhe një zemër humane. “Zemra e tij është më e madhe se bicepsi i tij”. Veprimi që ka bërë kësaj rradhe është vërtet për tu duartrokitur.

Gabriel Singleton është një djalosh 7 vjeçar, i cili ka luftuar me një sëmundjë të quajtur: neuroblastoma (tumor) për vite të tëra. Ai ka kryer shumë operacione, transfuzion të gjakut, kimioterapi me synimin për të luftuar sëmundjen.

Heroi i tij ishte aktori Rock.Pak muaj më parë ai postoi një letër ku kishte shkruar që ti jepnin sa më shumë share. Në të njëjtën kohë ai kishte edhe një kukull të aktorit në dorën e tij.

Mesa duket lutja e tij u dëgjua, pasi kjo foto ra në veshin e aktorit.
Signleton pati mundësinë ta ndiqte aktorin përgjatë xhirimeve të një filmi, ende i panjohur për publikun.

“Ai pa mënyrën sesi unë luaja për një fim nga afër, bëmë shëtitje dhe folëm shumë”, shkruan aktori në llogarinë e tij në Instagram.

“Përpos lotëve të mia , gjëja më e mrekullueshme , është se ky djalë nuk e ka idenë sesa veta ka inspiruar rreth vetes”, vazhdoi aktori.

“Faleminderit Dwayne, që ia realizove dëshirën djalit tim dhe që i dhurove kaq shume dashuri e lumturi”, ka shkruar mamaja e djalit 7 vjeçar në Facebook.

Përshtati për Opinion.al/Adela zeneli

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas