Aktualitet

Dokumenti/ Zbulohet Statusi i Ri i Partisë Demokratike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 11/12/21 |
Opi Nion

Në Kuvendin që po zhvillohet sot pritet edhe miratimi i Statusit të Ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Më poshtë mund të gjeni edhe pjesë të Statusit të ri të PD-së.

Në këtë status ndër të tjera përcaktohet se mandati i Kryetarit mbaron në mënyrë të parakohshme në rastet kur:

1.Jep dorëheqjen

2.Shkarkohet

3.Vdes ose humbet aftësinë për të vepruar

Ndërsa në nenin 11, në pikën 3 përcaktohet se:

“Referendumi mund të thirret nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH si dhe të kërkohet nga jo më pak se 7 000 anëtarë të Partisë”.

Ndër të tjera përcaktohet se kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ndërsa, çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

Pas