Aktualitet

Dogji parcelat me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në Radhimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 30/07/21 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës për shkak se akuzohet se i ka djegur dy parcela me ullinj dy personave në Radhimë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i arrestuari është V. H., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin V. H., 51 vjeç, banues në Orikum, pasi mesditën e djeshme, në vendin e quajtur “Përroi i Verandës”, Radhimë, dyshohet se ka djegur me zjarr, dy parcela me ullinj në pronësi të shtetasve B. Sh. dhe N. Sh./Opinion.al

Pas