Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

2016/06/02 at 12:20 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Nga Artur Zheji


Pa pritur dhe pa kujtuar, me shkarkimin e Shukri Xhelilit në Peshkopi dhe Ervin Roshit, në Kavajë, duhen bërë me domosdo dy palë zgjedhje të reja, lokale.
Në dy ish kështjella zgjedhore të PD, “të rrëmbyera”(Peshkopia) apo të konsoliduara (Kavaja) me sukses, falë bashkimit të votave, ndërmjet PS dhe LSI, duke shtuar njollat rozë, në favor të pushtetit të Ramës, populli do të thirret të votojë.

Por si do të jetë shëndeti i Koalicionit, Rama&Meta, kur të vijë kjo ditë?

Nuk janë të pakët, të zemëruarit e LSI, të vitit zgjedhor 2015, që duan “hakmarrje”, pasiqë rasti erdhi në derë. Ata kujtojnë sot, se cfarë ndodhi në Vorë, në Lezhë apo në Pogradec, vetëm 1 vit më parë. 3 humbje të gjakosura, të LSI. Ku zërat e revoltës së bazës së LSI, që bërtisnin dhe komentonin lart e poshtë, se humbjet e kandidatëve të Ilir Metës, ishin frut i një “Pazari Roskoveci”, që baza e përkthente me termin e qartë, të një tradhëtie elektorale dhe shkeljeje marrëveshjeje, nga ana e Ramës, sot ndoshta i kërkojnë Metës, më të paktën, barazimin.

Sepse, ajo që ndodhi në zgjedhjet lokale 2015, veprim i kuptueshëm politik dhe taktik ky, për ti vënë fre, rritjes së LSI, mbas zgjedhjeve të vitit 2013, dhemb akoma te baza e LSI.

Një veprim, që në rrethana të tjera, do të hidhte në erë Shumicën qeverisëse, Rama-Meta.

Por duket se Rama, e kishte studiuar mirë situatën psikologjike të Mikut-Kundërshtar dhe Aleat njëkohësisht. Guxoi, porositi bazën e vet në mënyrë të koduar, me komisarët e duhur të terrenit dhe fitoi, pamvarsisht se të tre bashkitë e humbura nga LSI, ranë në duar të PD.

Simbas parimit: “Kush guxon, Fiton!”

Mirëpo tani, situata është rihapur përsëri, në dy pika të nxehta dhe ku Partia Demokratike ka pozita të forta, tradicionale. Për më tepër që, qoftë Shukriu dhe Elvisi, janë larguar, duke lënë mandatet e tyre të qeverisjes lokale, ngarkuar me hije të errta, që kanë tronditur opinionin publik, jo vetëm lokal, por mbarë kombëtar.

Rasti i Peshkopisë dhe i Dibrës, është emblematik. Në vitin 2013, koalicioni, PS-LSI, fitoi një rezultat spektakolar për të Majtën në Dibër, duke barazuar numurin e votave me PD, në një nga kështjellat elektorale më të forta dhe elektoralisht më besnike.

35.000 vota, PS-LSi dhe 35.000 vota PD.

Raport i përmbysur nëse kemi parasysh, rezultatin e mëparshëm, 40.000 vota PD, kundrejt 22.000 majtas.

Roli i LSI dhe faktori Meta, në vitin 2013, elektoralisht në këtë pasqyrë, është shumë domethënës. Dibranët, i besuan LSI dhe Përparim Spahiut, pinjoll i një familjeje, me së paku tre breza, emër dhe influencë, në Dibër, votat diferencë, që sollën të Majtën në pushtet në Dibër.

Një situatë e ngjashme, ndodhi edhe në vitin 2015, ku pamvarsisht, se në rrethe të tjera, po përgatitej “pazari i Roskovecit”, dibranët që votonin Metën, LSI dhe influencën e Përparim Spahiut, tashmë deputet, votuan besnikërisht kandidatin e koalicionit, Shukri Xhelilin, shkarkuar sot, për imoralitet, në një zonë ku ruhen ende kodet e nderit të familjes, në mënyrë shumë më të ngurtë se sa në Tiranë, apo në metropole të tjera, më të mëdha shqiptare.

Ps, arriti të bëjë kryetar bashkie Shukriun në Peshkopi, vetëm me 6876, vota të vetat, kundrejt Partisë Demokratike që kishte e vetme, 8101 vota. Dhe vetëm diferenca prej pothujase 3000 votash, pajë e LSI, ja mbrriti që Xhelili, të merrte poltronën e krybashkiakut të Peshkopisë, me një diferencë prej pothuajse 200 votash. Pasiqë që në krye të herës, kandidatura e PS, Shukriu i video-seksit pra, ishte, nje kandidaturë me shumë pikëpyetje, që nuk tërhiqte vota vetjake.

Thënë të gjitha këto, dilet në përfundim të të tre skenarëve që mundet llogjikisht të shfaqen në zgjedhjet që do të bëhen në Peshkopi.

1. Rama, do të negociojë me Metën, për një kandidaturë hibride, që do të jetë me një këmbë në LSI dhe një këmbë në PD dhe kështu Peshkopia, mbetet Majtas.

2. Meta, do të kërkojë një kandidat të LSI, pasiqë figura e PS, u diskreditua dhe një kandidaturë tjetër e PS, do të shkaktonte bjerrje votash, për shkak të acarimit popullor dibran, ndaj bëmave të Shukriut.

3. Variant i tretë: Mosmarrëveshje. Tre kandidatë për postin e krytarit të Bashkisë së Peshkopisë, që do të thotë që Peshkopia, dhe pas saj, gradualisht krejt Dibra, kthehet në sferën e influencës së Partisë Demokratike.

Si do ta shfrytëzojë këtë rast Ilir Meta? Pa llogaritur kalkulimet e Kavajës, ku, në vija të përgjithshme, ka ngjashmëri me rastin e Peshkopisë, por me nuanca krejt të tjera.

Shenjat e deritashme, tregojnë se Meta, përjashtuar ndonjë lëvizje të castiti të fundit, është gati ta humbasë këtë rast taktik, ose po mendohet që ta shkëmbejë me sfera të tjera influence.

Sidoqoftë nuk ka sinjale,” as lufte dhe as paqeje”, nga LSI, ku mbretëron një qetësi e padeshifrueshme dhe misterioze.

Ndërkohë kryeministri dhe kryetari i PS, blen kohë dhe jo vetëm kohë.

Duke përgatitur Pandeli Majkon, për poltronën presidenciale dhe sigurisht, duke menduar skema të reja “roskoveciane”, specialitet mjeshtëror ky, që fiton gjithkund notën 10, aty ku shfaqet Rama./360gradë



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
“The Sun” zbulon rrjetin që trafikon shqiptarët në Britani

“The Sun” zbulon rrjetin që trafikon shqiptarët në Britani

Kim: Ja sa peshoj…por dua të bie dhe 5 kg

Kim: Ja sa peshoj...por dua të bie dhe 5 kg

UEFA shtyn vendimin për Skënderbeun, ja afatet e publikimit

UEFA shtyn vendimin për Skënderbeun, ja afatet e publikimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
16 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i...

Lexo më shumë

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit...

Lexo më shumë

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
16 Maj, 2025

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas pritjes nga homologu i tij Rama ka komentuar negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë....

Lexo më shumë

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit politik Evropian që mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com