Kryesore

“Do të digjej Kuvendi”, kërkohet seancë dëgjimore me kreun e SHISH


               Publikuar në : 17:49 - 12/09/19 |
Opi Nion

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta u shpreh ne Komisionin Hetimor Parlamentare se më 8 qershor ai ka marrë informacion se Kuvendi i Shqipërisë rrezikohej të digjej.

Pas kësaj deklarate, strukturat parlamentare janë vënë  në lëvizje. Deputetët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkojnë tashmë sqarime nga SHISH.

Me kërkesën e deputetëve, kreu i SHISH, Helidon Bendo do të duhet të raportojë në këtë komision mbi vërtetësinë e deklaratës së Metës. Bendo do të sqaroj jo vetëm vërtetësinë e këtij informacioni, por nëse ai ka ndjekur procedurën e zakonshme për të vënë në dijeni dhe institucionet e tjera për rrezikun e djegies së Kuvendit.

Kërkesa për të thirr kreun e SHISH në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë është firmosur nga 9 deputetë./ Opinion.al E.Xh.

Pas