Politikë

Balla takim me ambasadorin e ri: Gjermania, mbi 1 miliard euro në Shqipëri


               Publikuar në : 18:04 - 12/09/19 |
Opi Nion

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste thekson se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Pata kënaqësinë të takoja Ambasadorin e ri të Gjermanisë zotin Peter Zingraf. Mirënjohje🙏🇩🇪 për ndihmën e pakursyer. Kontributet/investimet gjermane🥇arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë Europiane🇦🇱🇩🇪🇪🇺”, shkruan Balla.. Opinion.al E.Xh.

Pas