Aktualitet

“Do dekorojë parukiere”/ Meta-Ramës: Në Vlorë ka një adresë ku të kurohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 16/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta është ditën e sotme në Vlorë ku dhe ka dhënë një prononcim për mediat.

Meta është pyetur lidhur me deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili ironizoi dekorimet që bënë Presidenti, teksa u shpreh se personi i radhës që do dekorohej do të ishte një parukiere.

Këtë Ilir Meta e ka cilësuar një provokim ordiner, duke u shprehur se në Vlorë ka një adresë, që do t’ia jap Ramës pas zgjedhjeve ku të shkojë e të qëndrojë për kurim.

Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse gjithçka është në baze të meritës të atyre që kanë kontribuar në fusha të caktuara. Sa i takon provokimeve ordinere, ne e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që ne do t’ja dërgojmë në 26 prill ku ai do të ketë mundësinë që të kurohet  ku njëkohësisht  të shijojë edhe diellin e Vlorës.”- tha Meta./Opinion.al

Pas