Aktualitet

Djegia e flamurit serb në protestën e sotme, reagimet e mediave serbe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:59 - 20/12/21 |
Opi Nion

Protesta e organizuar pasditen e sotme në Tiranë kundër nismës “dhe vizitës së Presidentit Vuçiç ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

“Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.

Kaotike e ka cilësuar situatën gazeta “Blic”, duke iu referuar djegies së flamurit serb në Tiranë, nga një “grup ekstremistësh shqiptarë”.

“Situata në Shqipëri është e tmerrshme”, kështu e ka quajtur “Alors” protestën pasditen e sotme kundër presidentit Vuçiç.

Protesta e sotme u thirr nga ish-kryeministri, Sali Berisha kundër arrdhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe kundër inisiativës rajonale”Ballkani i Hapur”./Opinon.al

 

Pas